Adhuruesit e LG-së janë ankuar pasi firma tregoi se do të dalë nga biznesi i smartfonëve për shkak të humbjes së madhe nga ana financiare.
Përdoruesit e smartfonëve në Korenë Jugore dhe SHBA kanë postuar fotografi duke treguar nostalgji për inovacionet të cilat i kishte sjellë kjo kompani. LG ka 10 për qind të tregut të smartfonëve në SHBA, ndërkaq 2 për qind të tregut botëror.
Përdoruesit tutje kanë shkruar në rrjetet sociale për dizajnët unike të cilat i ka pasur kjo kompani.
LG were never perfect but in a world of boring slabs they delivered some of the most unique phone designs, ideas and features ever.
— Austin Evans (@austinnotduncan) April 5, 2021
Time to pour one out. https://t.co/GKDLduWAbY
“LG-ja ka ndër hardverët më të mirë të zërit nga secili telefon”, ka thënë Kimg Dong-woon, i cili përdor telefon të kësaj kompanie.