Sulmet me ransomware u rritën me 485% në 2020

Shkencë & Teknologji

Sulmet me ransomware u rritën me 485% në 2020

Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:44
Foto ilustruese

Një raport i ri nga Bitdefender zbulon rritje të ndjeshme të sulmeve me ransomware në 2020-ën shoqëruar edhe nga rritja e spam, maluerëve mobil, phishing dhe llojeve të tjera të sulmeve.

Çdo vit kompania publikon raportin Consumer Threat Landscape dhe përditësuar gjetjet e tyre vjetore.

Raporti i 2020-ës përkon me pandeminë e Covid-19 ku miliona njerëz punuan nga shtëpia. Bitdefender raporton rritje me 485% të sulmeve me ransomware në 2020-ën prej të cilave 64% vinin në dy tre mujorët e parë të 2020.

Kriminelët kibernetik shfrytëzuan kushtet e krijuara nga pandemia e Covid-19 për të nisur fushata me sulme ndaj smartfonëve Android përmes aplikacioneve të rreme si Zoom.

Ekspansioni i Emotet, një botneti masiv u rrit me 449%. Ky bonet mori një goditje të rëndë në Janar të 2021 ku pjesa më e madhe e infrastrukturës së tij u nxor offline ndërsa operatorët e tij u arrestuan si pjesë e një përpjekje policore ma karakter ndërkombëtar.

Rrëzimi i Emotet ishte një arritje e madhe e një pune disavjeçare duke reduktuar ndjeshëm përhapjen e ransomare, maluerëve dhe spamit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat