Grupi Alibaba është gjobitur me 2.8 miliardë dollarë nga rregullatorët kinezë për strategjitë antikonkurruese.
Teksa qeverisja ka shtrënguar kontrollin ndaj industrive teknologjike në rritje.
Liderët partiakë shqetësohet për dominimin e kompanive të mëdha të internetit në Kinë, të cilat po zgjerohen sa i përket financave, shërbimeve shëndetësore dhe fushave të tjera.
Kompania e teknologjisë, Alibaba, është gjobitur për “abuzim me pozicionin e saj dominues” për të kufizuar konkurrencën ndër shitësit me pakicë që përdorin platformën e saj dhe pengojnë “qarkullimin e lirë” të mallrave, thuhet në arsyetim, raporton AP.