DigitalOcean ka paralajmëruar disa konsumatorë përmes një e-mail-i se të dhënat e tyre të pagesave janë kompromentuar.
Gjiganti i infrastrukturës cloud ju tha konsumatorëve ditën e Mërkure se detajet e tyre të pagesave mund të jenë aksesuar nga persona të paautorizuar
Sipas kompanisë personi kishte pasur akses nga data 9-22 Prill përmes një problemi sigurie i cili tashmë është adresuar.
Adresat dhe emrat e përdoruesve gjithashtu janë zbuluar. Sipas DigitalOcean llogaritë e tyre kanë shpëtuar së bashku me fjalëkalimet.
Autoritetet janë vënë në dijeni të këtij sulmi tha DigitalOcean megjithatë kompanitë të cilat kanë konsumatorë në Evropë i nënshtrohen rregullores GDPR dhe rrezikojnë gjobë deri në 4% të të ardhurave vjetore.