Rritja e Ether tejkalon atë të Bitcoin

Shkencë & Teknologji

Rritja e Ether tejkalon atë të Bitcoin

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:11
Ether

Kriptomonedha ether kapërceu ditën e Hënë vlerën e 3,000 dollarë duke vendosur një rekord të ri me investitorët të cilët besojnë se përdorimi i ether do të jetë akoma më i lartë me implementimin e sistemeve financiare të decentralizuara në të ardhmen.

Ether u rrit me 3% në bursën e Bitstamp duke prekur vlerën 3,144 dollarë, ose 325% më shumë sesa një vit më parë duke tejkaluar edhe vetë bitcoin që është rritur me 95%.

Por roli i bitcoin nuk mund të anashkalohet në rritjen e vlerës së të gjitha kriptomonedhave të tjera përfshirë ether.

Megjithatë reflekton edhe orientimin e vëmendjes drejt DeFi, financave të decentralizuara, që i referohet transaksioneve jashtë sistemit tradicional bankar.

Nga ana tjetër bitcoin mbetet aseti krypto më popullor në botë, vlera totale e të cilit shkon në më shumë se 1 trilionë dollarë.

Rritja e ether vjen pas Banka Evropiane e Investimit javën e kaluar lajmëroi se ka hedhur në qarkullim 100 milionë euro bond dixhital me afat dyvjeçar duke përdorur blockchainin ethereum. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat