Ditën e Marte Apple tha se ka refuzuar të paktën 1 milionë aplikacione të regjistruara në App Store për herë të parë gjatë 2020-ës.
Lajmërimi është një sinjal se kompania dëshiron të bëhet më transparence lidhur me procesorin e aprovimit ose refuzimit të aplikacioneve të iPhone.
Apple thotë është sistemi i cili vlerëson në detaje secilin prej aplikimeve për të hyrë në App Store që mban përdoruesit e iPhone të sigurtë nga maluerët, mashtrimet apo cilësisë së dobët.
Kompania ofroi disa statistika për procesin e aplikimit në 2020.
Pothuajse 1 milionë aplikacione të regjistruara për herë të parë janë refuzuar
1 milionë përditësime aplikacionesh janë refuzuar
48 mijë aplikacione janë fshirë për fshehjen e funksionaliteve
150 mijë janë hequr sepse ishin spam ose kopjonin një tjetër aplikacion
215 mijë janë fshirë sepse grumbullonin shumë më tepër të dhëna nga përdoruesit
95 mijë janë fshirë për mashtrim
470 mijë llogari zhvilluesisht janë mbyllur
Këto statistika vinë në një kohë kur procesi i vlerësimit të aplikacioneve të reja në App Store është kritikuar nga Epic Games e madje bërë objekt betejash nëpër gjykatat Evropiane dhe Amerikane.
Epic Games kërkon anulimin e komisionit 30% për blerjet brenda aplikacioneve.