Një sulm kibernetik në sistemet kompjuterike të shërbimit shëndetësor irlandez është "me gjasë sulmi më i theksueshëm i krimit kibernetik ndaj shtetit irlandez", ka thënë një ministër.
Duke folur për mediumin RTE, Ossian Smyth tha se sulmi "shkon drejt në thelbin e sistemit shëndetësor".
Megjithatë, ai gjithashtu tha se nuk ishte "spiunazh".
Kryeministri Irlandez, Micheal Martin, tha se do të "duheshin disa ditë" për të vlerësuar ndikimin e tij, raporton BBC.
Ai shtoi se shërbimet e urgjencës mbeten të hapura dhe programi i vaksinave vazhdon pa ndërprerje.