Përveç raketave, të gjitha transportet do të jenë elektrike, thotë Musk

Shkencë & Teknologji

Përveç raketave, të gjitha transportet do të jenë elektrike, thotë Musk

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:03
Elon Musk

Pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, tha të premten se në të ardhmen të gjitha llojet e transporteve do të jenë elektrike, përveç raketave. Ai i bëri këto komente përmes një fjalimi online në një forum në Rusi.

Kompania Tesla merret me prodhimin e automjeteve elektrike. Ndërsa SpaceX ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje.

Musk tha se logjikisht, hapi tjetër do të jetë një bazë e përhershme në Hënë dhe përfundimisht një qytet në planetin Mars. Ai tha se me kohë intelegjenca artificiale do të na lehtësojë kryerjen e "punëve të mërzitshme", raporton Reuters.

Elon Musk tha se kompania e tij Tesla është afër zgjerimit të saj edhe në Rusi dhe po shikon mundësitë e hapjes së fabrikave në këtë vend.

Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ku aktualisht ka fabrika prodhimi, Musk tha se po shikohen mundësitë për prodhim edhe në pjesë tjera të botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat