Sulmi kibernetik në “Air India”: Të dhënat e miliona njerëzve u komprometuan

Shkencë & Teknologji

Sulmi kibernetik në “Air India”: Të dhënat e miliona njerëzve u komprometuan

Më: 22 maj 2021 Në ora: 09:20
“Air India”

Linja ajrore kombëtare e Indisë “Air India” ka thënë se një sulm kibernetik në serverët e saj të të dhënave ka prekur rreth 4.5 milionë njerëz në të gjithë botën.

Sulmi u raportua fillimisht në shkurt. Detaje që përfshinin informacione të pasaportës dhe biletave ashtu si edhe kartelave të kredit u komprometuan.

Nuk është e qartë kush qëndron prapa sulmit, raporton BBC.

Nga Air India u tha se përfshiheshin të gjitha të dhënat e regjistruara mes datës 26 gusht 2011 deri më 20 shkurt 2021.

Ajo tha se nuk është identifikuar ndonjë aktivitet i paautorizuar në sistem.

Vitin e kaluar, linjat British Airways u gjobitën me 26 milionë dollarë për një lëshim të të dhënave që prekën të dhënat personale dhe të kartelave të kreditit të më shumë se 400,000 njerëzve në 2018.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat