Bitcoin rikthehet mbi 40 mijë dollarë

Shkencë & Teknologji

Bitcoin rikthehet mbi 40 mijë dollarë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:55
Bitcoin

Bitcoin u ngjit në mbi 40 mijë dollarë ditën e Mërkure për herë të parë këtë javë ndërsa paqëndrueshmëria e vlerës së kriptomonedhës vuri në pah aspektin më negativ të saj.

Kriptomonedha u ngjit me 6.5% në 40,763 dollarë përpara se të tërhiqej në 39,814 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas bursës së Bitstamp.

Megjithatë bitcoin është 30% më poshtë sesa vlera rekord dhe ka humbur mbi 37% që kur mbërriti në afërsi të kufirit prej 65 mijë dollarësh në Prill.

Kujtojmë se gjatë këtij viti është rritur me 40%.

Javën e kaluar Bitcoin ra deri në 30 mijë dollarë, pika më e ulët që prej muajit Janar. Rënia e kriptomonedhës erdhi nga komentet e Elon Musk por edhe luftën kundër kriptomonedhave që po zhvillon Kina. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat