Në tre mujorin e parë të 2021 u numëruan plot 218 mijë pajtimtarë të telefonisë fikse, një rënie me 2.5% krahasuar me tre mujorin e katërt të 2020 ose 8.7% krahasuar me një vit më parë.
Situate krejtësisht e kundërt është në rastin e linjave të internetit fiks. Në tre mujorin e parë të 2021 ishin 506 mijë pajtimtarë të internet fiks një rritje masive me 13.8% krahasuar me një vit më parë ku pandemia e koronavirusit ka dhënë kontributin e vet në këtë adoptim të internetit.
Prej tyre, 292 mijë kanë akses në shërbime të integruar, një rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2020-ën.
ALBtelecom është operatori më i madh i telefonisë fikse me 74.5% të tregut me 162 mijë pajtimtarë ndërsa operatori i dytë më i afërt është Tring me 29 mijë linja fikse dhe Vodafone me mbi 8 mijë linja fikse.
Aksesi në broadband vijoi trendin e rritjes ndërsa ende kryesohet nga ALBtelecom me 124 mijë pajtimtarë të internetit fiks, dominimi ka filluar të bjerë.
Vodafone Albania bleu në fund të 2019-ën operatorin fiks ABCom atë kohë me 74 mijë pajtimtarë ndërsa sot numëron 101 mijë pajtimtarë.
Tring është operatori i tretë fiks më i madh në vend me 59 mijë pajtimtarë, ndjekur nga Abissnet me 41 mijë, Digicom me 23 mijë dhe Nisatel me 18 mijë.
ALBtelecom pësoi një rënie me 6.3% krahasuar me një vit më parë ndërsa Vodafone rritje me 25.7%.
Nga 292 mijë pajtimtarë me shërbime të integruara, 104 mijë kanë vetëm internet dhe TV, 97 mijë kanë tre shërbimet dhe 89 mijë kanë internet dhe telefoni fikse.