Rrjeti social Twitter prezantoi një shërbim të ri abonimi në dyqanet e aplikacioneve, një tregues se gjiganti i medias sociale po përgatitet ta lançojë së shpejti.
Abonimi kushton 2.99 dollarë në SHBA ndërsa Twitter ska dhënë asnjë informacion shtesë për të konfirmuar pretendimet e një shërbimi me të cilin përdoruesit mund të tërheqin cicërimat e publikuara.
Është raportuar edhe më herët se Twitter po punon për të ofruar funksione të avancuara për përdoruesit me pagesë.
Edhe pse është listuar në dyqanet e aplikacioneve, abonimi “Twitter Blue” nuk është plotësisht i aktivizuar për përdoruesit.
Sipas spekulimeve ky abonim sjell opsione si “undo tweet” apo një modalitet leximi duke i bërë statuset e gjata më të lehta për tu lexuar.