Sulm kibernetik i mundshëm në spitalet qendrore në Florida

Shkencë & Teknologji

Sulm kibernetik i mundshëm në spitalet qendrore në Florida

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Ekspertët kanë filluar hetimet pasi sistemet kompjuterike të dy spitaleve qendrore në Florida shfaqën shenja të aktivitetit të pazakontë, ka thënë një zyrtar.

Spitali “Villages Regional” dhe “UF Health Leesburg” kanë mbyllur disa sisteme në mënyrë që të mbrojnë informacionet e pacientëve duke ndërruar formë në letër dhe laps për të dokumentuar vizitat e pacientit.

Një zëdhënës nga Universiteti i Mjekësisë së Floridës ka thënë se të dhënat e pacientëve nuk janë shpërndarë apo hakuar, raporton AP.

“Këto lloj situatash marrin shumë kohë që të zgjidhen. Po vazhdojmë që të hetojmë që saktësisht të kuptojmë çfarë ka ndodhur dhe po ndërmarrim veprimet e duhura për të zgjidhur çdo problem”, ka thënë Frank Faust.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat