Linkedin teston ndërfaqen e errët “Dark Mode”

Shkencë & Teknologji

Linkedin teston ndërfaqen e errët “Dark Mode”

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 19:17
Linkedin

Në vitet e kaluara shumica e aplikacioneve kanë lançuar një temë të errët quajtur “Dark Mode”. Një aplikacion ende nuk e ka bërë këtë dhe e kemi fjalën për Linkedin.

Një raport i fundit i cili vjen nga hulumtuesja Jane Manchun Wong, sugjeron se shumë shpejt ka për të ndryshuar. Ajo postoi në Twitter një cicërimë ku shfaqet rrjeti social i veshur në ndërfaqe të zezë dhe tekst të bardhë.

Shumica e përdoruesve preferojnë një dark mode plotësisht të errët dhe dizajni i Linkedin bazuar në foton e publikuar është i ngjashëm. Edhe pse shumica e ekraneve ndriçojnë me ngjyrë të zezë dark mode, ato OLED i fikin pikselët duke kursyer energji.

Wong është një prej hulumtuesve më të besueshme sa i përket informacioneve që ajo raporton. Megjithatë nuk ka një datë as afat kur dark mode do të mbërrijë në Linkedin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat