Messenger do të marrë disa opsione të reja, njoftoi Facebook.
Çfarë ka të re në Messenger?
Opsioni më i rëndësishëm është përgjigjja e shpejtë, e cila do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit që t’i përgjigjen shpejt përmbajtjes multimediale që marrin nga një përdorues tjetër përmes një mesazhi në Messenger.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/19/auto_Facebook-Messanger-theme-810x298_c1624094948.jpg)
Kur të merrni një foto ose video, një përgjigje e shpejtë do të shfaqet në pjesën e poshtme, përmes së cilës do të jeni në gjendje të përgjigjeni menjëherë.
Gjithashtu, përdoruesit do të marrin tre prapavija të reja për Messenger – “Sour” nga albumi i ri i Olivia Rodrigo, Fast and Furios dhe prapavijë lidhur me Ditën Botërore të Oqeanit.