Pandemia Covid dhe kufizimet e lëvizjes se mallrave e personave vijojnë të ndikojnë në volumin e shërbimeve postare në vend. AKEP raporton se Gjatë tremujorit të pare të vitit 2021 rezultojnë 6,940,395 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare, me një rritje prej 1.9% krahasur me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kur totali I tyre ishte 6,813,647. Për tremujorin e pare të vitit 2021 Posta Shqiptare zë rreth 79% të tregut postar përkundrejt Ofruesve të tjerë të shërbimeve postare të cilët së bashku zënë 21%
Posta Shqiptare në tremujorin e parë 2021 ka realizuar 5,451,274 shërbime postare, shifër e cila përkthehet në 178,051 objekte postare më shumë se tremujori i katërt 2020, sikundër ofruesit e shërbimeve postare në tremujorin e parë 2021 kanë realizuar 86,459 objekte postare më pak se në tremujorin e katërt të vitit 2020.
Nga të dhënat e raportuara rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me rreth 74.4% ose 5,165,718 objekte postare, ndjekur nga shërbimi ekspres me 13% ose 900,729 objekte postare. Shërbimi jo universal zë 12.6% ose 873,948 objekte postare
Vërehet qartë që pjesën më të madhe të shërbimeve postare e zë Shërbimi Universal Postar, i cili luhatet në nivelet rreth 74% për tremujorin e pare të vitit 2021.Nga krahasimi i periudhës T1-2021 me periudhën T4-2020, vërehet një rritje e numrit të shërbimeve postare në masën 91,592 shërbime, sikundër nga krahasimi i tremujorit të parë vitit 2021 me tremujorin e pare të vitit 2020 vërehet një rritje e shërbimeve postare në masën rreth 126,748 shërbime.