Pasi debutoi mesazhet që fshihen vetë në Messenger dhe Instagram, gjiganti i medias sociale ka lançuar një opsion të ngjashëm në WhatsApp.
Nga dita e sotme përdoruesit e versioneve beta të WhatsApp kanë një opsion me të cilin fotot dhe videot e tyre fshihen automatikisht sapo të jenë parë njëherë.
Për ta kuptuar nëse keni akses në funksionin e ri, një buton i dedikuar do të shfaqet. Megjithatë nuk duhet ngatërruar me mesazhet që vetëfshihen brenda 7 ditësh dhe “View Once” aplikohet vetëm për fotot dhe videot.
Ato fshihen automatikisht pasi ti keni mbyllur. Përdoruesit që dërgon një mesazh të tillë merr njoftim që është parë.
Facebook e lajmëroi opsionin në Qershor, në një kohë kur po përpiqej të kalonte politikën e re kontraverse të privatësisë.