Gërmimi i Bitcoin, Kazakistani bëhet vendi i tretë në botë

Shkencë & Teknologji

Gërmimi i Bitcoin, Kazakistani bëhet vendi i tretë në botë

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:05
Bitcoin

Të dhëna të reja tregojnë sesi gërmimi i bitcoin  në Kinë po bie pas masave të qeverisë Kineze.

Një hulumtim i Cambridge Centre for Alernative Finance (CCAF) gjeti se gërmimi i bitcoin në Kinë ra nga 75.5% të tregut global në Shtator 2019 në 46% në muajin Prill të këtij viti.

Ndërsa Kazakistani tashmë është vendi i tretë në botë për nga pesha që ka në gërmimin e bitcoin. Gërmuesit fitojnë para duke krijuar bitcoin të rinj por energjia që ata përdorin është në sasi të larta.

Në tërësi gërmimi i bitcoin kërkon fuqi të madhe kompjuterike dhe si rezultat sasi të larta të elektricitetit duke kontribuuar ndjeshëm në rritjen e emetimeve.

Në Qershor autoritetet Kineze ndërmorën masa të ashpra ndaj Bitcoin. Ata kërkuan nga bankat të bllokojnë platformat e pagesave në bitcoin duke bërë që çmimi i këtij të fundit të bjerë ndjeshëm.

Kazakistani, një vend i pasur në hidrokarbure, shikoi një rritje me 6 herë të gërmimi nga 1.4% në Shtator të 2019-ës në 8.2% në Prill të 2021.

Në këtë vend 87% e energjisë prodhohet përmes hidrokarbureve dhe 70% e së cilës vetëm me qymyr. Tashmë është vendi i tretë në botë për gërmimin e bitcoin pas SHBA-ve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat