Operatori celular Vodafone raporoti një rritje të të ardhurave me 3.3% në tre mujorin e parë të 2021. Ekzekutivi i kompanisë Nick Read tha se kompania ishte rikthyer në rritjen e të ardhurave në Evropë dhe Afrikë.
Në tregun më të madh në Evropë, në Gjermani, kompania pati një rritje me 1.4% ndërsa rritje pati edhe në Britani dhe Spanjë.
Konkurrenca e egër e çmimeve në Itali rezultoi me një rënie me 3.6% në tre mujorin e parë të 2021 pasi kishte humbur edhe 7.8% të të ardhurave në tre mujorin e fundit të 2020.
Vodafone tha se për këtë vit ishte brenda objektivave të 15-15.4 miliardë euro fitim. Në Shqipëri në raportin e fundit të publikuar nga AKEP Vodafone raportoi një fitim disa herë më të ulët sesa një vit më parë nga 1.4 miliardë lekë në 2019-ën në 285 milionë lekë në 2020-ën.
Kujtojmë se në fund të 2019-ës operatori bleu ABCom duke hyrë në tregun e shërbimeve fikse dhe gjatë 2020-ës vijoi me integrimin e shërbimeve që sot janë pjesë e Vodafone.