Rritja e mbetjeve plastike në oqean nuk është shqetësuese për të gjitha speciet. Rezulton se gaforret vetmitare tërhiqen nga plastika.
Siç duket plastika përbëhet nga një shtesë organike e quajtur “oleamide” që është vërtetuar si një feromon seksual dhe stimulues për disa specie detare, përfshirë këtu karkalecat.
Një ekip kërkimor në Universitetin Hull, Angli kanë zbuluar eksitimin e gaforreve vetmitare kur ekspozohen ndaj kimikateve duke qenë se shkalla e tyre e frymëmarrjes rritet në ato momente.
“Studimi ynë tregoi se ‘oleamidi’ tërheq gaforret vetmitare,” – deklaroi Paula Schirrmacher, një kandidate për doktoraturë në këtë universitet.
“Shkalla e frymëmarrjes rritet ndjeshëm në përgjigje të përqendrimeve të ulëta të oleamidit, dhe gaforret vetmitare tregojnë një tërheqje të sjelljes të krahasueshme me përgjigjen e tyre ndaj një stimuluesi të ushqyerit,” – shtoi Schirrmacher.
Duke marrë parasysh se studimet tregojnë 7.2 milionë ton plastikë që hidhen në oqean çdo vit, problemi do të përkeqësohet.
Rritja e temperaturave në oqean dhe mbetjet plastike mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në ciklet e mbarështimit të jovertebrorëve detarë, duke ndikuar negativisht në ritmet e riprodhimit, thotë studimi i Universitetit Hull.