Kthehuni pas në kohë. A ju ka ndodhur të kërkoni për një fakt, vetëm për ta harruar informacionin pothuajse menjëherë më pas? Nëse po, mund të keni rënë viktimë e "efektit të Google".
Efekti Google përshkruan një fenomen kurioz, ku performanca e kujtesës së njerëzve është më e dobët për informacionin që është i arritshëm, sesa për informacionin që kërkon më shumë përpjekje për t'u marrë. Efekti u emërua pas motorëve të kërkimit Google, të cilët lehtësojnë qasjen në një gamë të gjerë informacioni. Shembuj të informacionit të tillë "të lehtë" përfshijnë:
- Fakte të disponueshme në enciklopeditë online siç është ëikipedia
- Titujt e lajmeve të shfaqur në aplikacionet celulare
- Numrat e telefonit të ruajtur në listat elektronike të adresave të njerëzve
- Datat dhe ditëlindjet e ruajtura në kalendarët online
Provat shkencore për efektin e Google u siguruan nga një seri studimesh kërkimore. Një nga eksperimentet kërkoi që pjesëmarrësit të lexonin dhe të shkruanin 40 fakte të njohura të zakonshme të tilla si "syri i një struci është më i madh se truri i tij". Ndërsa gjysmës së pjesëmarrësve iu tha se të gjitha faktet do të ruheshin në kompjuter, gjysma tjetër supozoi se do të humbnin. Të gjithë pjesëmarrësit më pas përfunduan një test kujtese që kontrollonte kujtimin e tyre të gjërave të vogla të përfshira në eksperiment. Doli se gjysma e dytë e pjesëmarrësve, domethënë atyre që u ishte thënë të mos mbështeteshin në kompjuterin e tyre për ruajtjen e informacionit, ishin më të mirë se pjesa tjetër. Është e qartë se gjysma e parë e pjesëmarrësve nuk e kishin ndjerë nevojën për të kujtuar gjërat e vogla të eksperimentit, sepse ata prisnin që t'i shikonin ashtu si dhe kur kërkohej.
A po e zbeh efekti Google përvojën tuaj të jetës?
Në shumë mënyra, efekti Google është një mekanizëm adaptues që parandalon trurin tonë të ngatërrohet me informacione të panevojshme. Në fund të fundit, pse të ruani fakte, numra ose ditëlindje të ndërlikuara në kujtesën tuaj, nëse mund të mbështeteni në një telefon ose kompjuter të besuar? A mundet që efekti i Google të na ndihmojë në përcaktimin e përparësive të informacionit që me të vërtetë ia vlen të mbahet mend? Disa studiues pajtohen me këtë deklaratë dhe theksojnë se ne po evoluojmë për të qenë më efikas në mjedisin tonë të kompjuterizuar. Të tjerët, megjithatë, tregojnë për rreziqe të ndryshme që lidhen me mbështetjen tonë të tepërt në Google dhe teknologjinë përkatëse.
Rreziku 1: Varësia - Një parakusht për t'u mbështetur në ndihmat teknike të kujtesës është disponueshmëria e vazhdueshme e këtyre ndihmave. Si pasojë, njerëzit mund të ndiejnë presion për të qenë vazhdimisht të lidhur me pajisjet e tyre. Një ndjenjë e të qenit "i lidhur" (connected) mund të kontribuojë në përvojat e stresit dhe ankthit. Për më tepër, varësia nga teknologjia mund të ketë efekte të tjera anësore të papritura. Disa njerëz mund të jenë aq të mbështetur në pajisjet e tyre sa që rrëzimet e pashmangshme të softuerit mund të shkatërrojnë informacione dhe njohuri të pakthyeshme e me vlerë të viteve. Të tjerët mund të ruajnë të dhëna të ndjeshme ose fjalëkalime sekrete në kompjuterët e tyre pa njohur rreziqet e zakonshme që kanë të bëjnë me sigurinë në internet.
Rreziku 2: Humbja e një përvoje të plotë të jetës - Një rrezik tjetër i referohet potencialit të efektit të Google për të zvogëluar cilësinë e jetës sonë. Për shembull, kur njerëzit lexojnë përgjigjen vetëm në titull apo në fjalinë e parë, mund të humbasin informacione të tjera të vyera të atij shkrimi.
Për më tepër, hulumtimet e fundit treguan se efekti Google mund të zbatohet edhe për informacionin në formën e fotografive. Studimi përfshiu pjesëmarrësit që përfunduan një turne në muze. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: Grupi i parë u inkurajua të bënte fotografi të të gjitha objekteve muzeale, ndërsa grupi i dytë eci nëpër muze pa mjete për të regjistruar përvojën e tyre. Më pas, të dy grupet u testuan për kujtesën e tyre në lidhje me sendet muzeale të hasura në turne. Grupi me kujtime dixhitale në formën e fotografive kujtoi dukshëm më pak detaje sesa grupi pa kamera. Kështu duket se përdorimi i fotografive për të ndihmuar kujtesën mund të ndikojë në përvojat e njerëzve nga bota përreth tyre.
Si ta tejkaloni efektin e Google:
- Bëni përpjekje për të kërkuar informacione të plota dhe jo vetëm një përgjigje, fjali etj.
- Mbani shënime të shkruara me dorë.
- Në disa raste, lërëni telefonin në shtëpi.