Alarmet u aktivizuan në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar pasi ekuipazhi raportoi tym dhe erën e plastikës së djegur.
Sipas medieve të huaja, incidenti u raportua në modulin Zvezda i ndërtuar nga Rusia, që siguron hapësira jetese.
Stacioni i vjetër i hapësirës ka pësuar një numër dështimesh gjatë viteve dhe një zyrtar rus paralajmëroi kohët e fundit për pajisjet e vjetruara dhe sistemet e dështuara.
Këto përfshijnë rrjedhjet e ajrit, motorët e prishur dhe çarje.
Agjencia hapësinore ruse, Roscosmos, tha më vonë se të gjitha sistemet ishin kthyer në normalitet.
Tymi u identifikua gjatë rimbushjes së baterive të stacionit, tha agjencia, dhe ekuipazhi tani ishte kthyer në “stërvitje të rregullt”.
Era e djegur e plastikës u raportua se ishte përhapur nga pjesa ruse në segmentin amerikan.
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, tha se një shëtitje në hapësirë e planifikuar për më vonë të enjten, përsëri do të vazhdonte.