Koreja e Veriut ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi të aftë të godasë pjesën më të madhe të Japonisë, thanë mediat shtetërore të hënën.
Sipas BBC, testet e kryera gjatë fundjavës panë që raketat të udhëtonin deri në 1.500 km (930 milje) larg, sipas KCNA.
Një veprim i tillë sugjeron se vendi është ende i aftë të zhvillojë armë pavarësisht mungesës së ushqimit dhe krizës ekonomike.
Testi ishte i një rëndësie strategjike si një masë parandaluese për të garantuar sigurinë e Koresë së Veriut dhe për të “përmbajtur fuqishëm” manovrat ushtarake të forcave armiqësore, tha KCNA.
Kjo është raketa e parë me rreze të gjatë e vendit që mund të mbajë një kokë bërthamore, sipas analistit të Koresë së Veriut, Ankit Panda.
Sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike.