Bill Gates ironizon me Jeff Bezos dhe Elon Musk: ‘Hapësirë? Ne kemi shumë për të bërë këtu në Tokë’

Shkencë & Teknologji

Bill Gates ironizon me Jeff Bezos dhe Elon Musk: ‘Hapësirë? Ne kemi shumë për të bërë këtu në Tokë’

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 20:03
Bill Gates

Bill Gates ka ironizuar me preokupimin e Jeff Bezos dhe Elon Musk për të punuar për udhëtime në hapësirë.

“Nuk e di – jam fiksuar me gjëra të tilla si Malaria dhe HIV-i”, ka thënë Gates kur është pyetur për mendimet e tij mbi disa miliarderë “me interes për udhëtimet në hapësirë”.

“Hapësirë? Ne kemi shumë për të bërë këtu në Tokë”, ka thënë Gates.

Komenti i Gates vjen një javë pasi SpaceX e Musk përfundoi Inspiration4 – misioni i parë civil në botë në orbitë.

Në korrik, Bezos dhe Richard Branson fluturuan me fluturaket e tyre private në hapësirë.

Megjithëse miliarderët ishin vetëm në hapësirë për momente, udhëtimet kushtuan miliarda dollarë.

Kjo ka nxitur edhe reagime të shumta, gjithandej.

Më herët gjatë javës, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u bëri thirrje miliarderët për të shpenzuar më pak miliarda për udhëtime në hapësirë, ndërsa “miliona njerëz janë të uritur në Tokë”.

Gjithashtu, në kohën e lëshimit të raketave, të dy miliarderët morën kritika të rënda, pasi njerëzit bënë thirrje që burrat të paguanin taksa më të larta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat