Astronomët kanë gjetur të dhëna se cili mund të jetë planeti i parë që do të zbulohet ndonjëherë jashtë galaktikës sonë.
Gati 5,000 "ekzoplanetë" - botë që rrotullohen rreth yjeve përtej Diellit tonë - janë gjetur deri më tani, por të gjitha këto janë vendosur brenda galaktikës Rruga e Qumështit.
Sinjali i mundshëm i planetit i zbuluar nga teleskopi me rreze X Chandra i NASA-s është në galaktikën Messier 51.
Kjo është e vendosur rreth 28 milionë vite dritë larg nga Rruga e Qumështit, raporton BBC.
Ky rezultat i ri bazohet në tranzit, ku kalimi i një planeti përpara një ylli bllokon një pjesë të dritës së yllit dhe jep një rënie karakteristike të shkëlqimit që mund të zbulohet nga teleskopët.
Kjo teknikë e përgjithshme tashmë është përdorur për të gjetur mijëra ekzoplanete.