Sweeney, 19-vjeç, ka tërhequr vëmendjen e opinionit pasi revista Protocol publikoi rrëfimin e një prej profileve të tij në Twitter.
Fjala është për studentin që ka profilin ElonJet, në të cilin publikon informacione për lëvizjen e aeroplanit privat të biznesmenit amerikan Elon Musk.
Sweeney ka edhe disa profile tjera, në të cilat publikon të dhëna publike të qasshme për fluturimet e aeroplanëve private të fytyrave publike siç janë Bill Gates dhe Jeff Bezos.
Megjithatë, profili më i popullarizuar është ElonJet, që e ndjekin mbi 200 mijë njerëz, e këtë popullaritet ka tërhequr vëmendjen edhe të vet Elon Musk.
Muajin e kaluar Musk kontakoi Sweeney të cilit i kërkoi nëse mund të mbyll profilin – duke pretenduar se paraqet rrezik për sigurinë e tij, me c ‘rast i ofroi 5 mijë dollarë.
Por, Sweeney në përgjigjen e tij kërkoi 50 mijë dollarë – duke e porositur se do të ishte ndihmë e madhe financiare për të mbuluar koston e studimeve, e ndoshta edhe për blerjen e Model 3, vetura elektrike që prodhohet nga kompania e Musk – Tesla Motors.
Musk ia ka bërë me dije se do ta mendoj ofertën e tij – por biseda e tyre nuk përfundoi këtu. Sweeney ia tha se hapja e profilit i ka ndihmuar të mësojë më shumë për kodimin dhe se falë tij ka gjetur punë në kompaninë UberJets.
Përveç kësaj, ka shkëmbyer disa fjalë me Musk, që e konsideron si idhull. Megjithatë, tani ka vendosur publikisht ta ndajë historinë e tij, pasi që Musk nuk ka më interesim për atë profil.
“Kam investuar shumë mund në profil, 5 mijë dollarë nuk janë të mjaftueshme”, shpjegoi Sweeney.