Elon Musk tha se çipi i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit? Shkencëtarët thonë nuk është diçka e pamundur

Shkencë & Teknologji

Elon Musk tha se çipi i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit? Shkencëtarët thonë nuk është diçka e pamundur

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:19
Elon Musk

Elon Musk beson se çipi i tij i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit.

Dhe siç shkruan Business Insider, ekspertët thonë se ëndrra e miliarderit nuk është aq e largët sa mund të duket.

“Unë nuk mendoj se është më e pabesueshme se pretendimet e tjera për potencialin e neuroteknologjisë”, ka thënë profesor Andrew Jackson, një ekspert në Universitetin e Newcastle.

Musk e bëri sugjerimin në një intervistë në TED më 14 prill.

Ekspertët e intervistuar nga Insider kanë thënë se një çip truri i disponueshëm në treg për të luftuar obezitetin është shumë larg, por koncepti ishte premtues nëse mbështetej nga shkenca e duhur.

E themeluar nga Musk në vitin 2016, Neuralink po zhvillon një mikroçip që futet në kafkën e një personi.

Ndryshe, Musk ka përmendur më parë një gamë të gjerë të çrregullimeve neurologjike që ai beson se Neuralink mund të trajtojë, duke përfshirë sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit.

Ai gjithashtu ka bërë pretendime të tjera për çipin duke theksuar se mund të “zgjidhë autizmin” dhe të krijojë “simbiozë” midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat