Virgin Orbit i Richard Branson, do të kryejë lansimin e parë satelitor të Britanisë!
Sipas BBC, Virgin Orbit, në pronësi të Virgin Group dhe Richard Branson, do të kryejë lansimin e parë të satelitit nga toka britanike të hënën në mbrëmje.
Një Boeing 747 është planifikuar të ngrihet nga aeroporti i Cornwall.
Avioni mban raketën e Virgin's LauncherOne, e cila do të transportojë satelitët në orbitë rreth Tokës.
“Pasi u siguruam se të gjitha aspektet teknike janë në rregull, është e kënaqshme të shohësh që ky rrugëtim historik së shpejti do të japë frytet e tij. Nisja përfaqëson një epokë të re për industrinë britanike të hapësirës, si dhe partneritete të reja ndërmjet industrisë, qeverisë dhe aleatëve”, thotë CEO Dan Hart i Virgin Orbit!
Raketat janë dërguar në hapësirë nga Britania më parë, por jo për të dërguar satelitë në orbitë. Nisjet e mëparshme kanë qenë pjesë e stërvitjeve ushtarake dhe projekteve kërkimore atmosferike, ku raketat kanë rënë përsëri në sipërfaqen e tokës më pas.
Ngarkesa e ngritur nga raketa e Virgin's Launcher One është planifikuar të rrotullohet rreth Tokës dhe pastaj do të hidhet në një lartësi prej 555 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës.
Misioni mbulon lëshimin e nëntë satelitëve, sipas BBC, ku Zyra Kombëtare e Zbulimit të SHBA-së ka blerë hapësirë, përveç kësaj do të dërgohet sateliti i parë i ndërtuar në Uells dhe sateliti i parë i Omanit.
Dt:08.01.2023
H. Rafuna