Një raketë e krijuar nga një printer-3D e ndërtuar nga një kompani me bazë në Kaliforni pritet të bëjë nisjen për misionin e saj të parë për orbitë të mërkurën.
Sipas mediave të huaja, Raketa Terran 1, rreth 35 metra e gjatë, 85 për qind e së cilës ishte fabrikuar nga një printer 3D, ishte vendosur të ngrihej nga një bazë e Forcës Hapësinore të Shteteve të Bashkuara në Cape Canaavay.
Josh Brost, nënkryetari i lartë i të ardhurave të Relativity Space e quajti Terran 1 “deri tani strukturën më të madhe të shtypur 3D ndonjëherë”.
Raketa me nofkën GLHF për “Good Luck, Have Fun” (Fat të mirë, argëtohuni) -nuk do të mbajë një ngarkesë tregtare, pasi është një fluturim inaugurues.
Siç bëhet e ditur, kanë kaluar shtatë vjet që kompania të arrijë në këtë nisje, dhe suksesi nuk është i garantuar.
Procesi i “printimit 3D”, i përdorur gjerësisht në industri të ndryshme.