Çfarë kishte thënë Elon Musk për lansimin e Starship?

Shkencë & Teknologji

Çfarë kishte thënë Elon Musk për lansimin e Starship?

Më: 17 prill 2023 Në ora: 16:08
Elon Musk

SpaceX është gati të provojë fluturimin e parë provë të një mega-rakete që një ditë mund të na çojë në Mars dhe deri te një gjë e tillë kanë mbetur vetëm pak minuta.

Nëse ka sukses, Starship do të jetë raketa më e lartë dhe më e fuqishme plotësisht e ripërdorshme e fluturuar ndonjëherë.

Por kjo është një ‘nëse’ mjaft e madhe.

Kjo pasi që themeluesi i SpaceX, Elon Musk i ka dhënë lansimit provë vetëm 50 për qind shanse suksesi, duke lënë të kuptohet se mund të shpërthejë si shumë nga paraardhësit e saj.

“Unë nuk po them se do të arrijë në orbitë”, kujtojnë mediat deklaratën e Musk në Konferencën e Morgan Stanley më 7 mars, “por unë garantoj emocione!”.

“Unë mendoj se ka një shans rreth 50 për qind për të arritur në orbitë”, shtoi ai, duke iu referuar nisjes së parë testuese.

Por ai i dha raketës një shans 80 për qind për të arritur me sukses në orbitë deri në fund të vitit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat