Elon Musk ka shtyrë lëshimin e raketës Falcon Heavy, e cila supozohej të vinte në orbitë satelitin më të rëndë të komunikimit në botë, Jupiter 3.
Anulimi i nisjes së SpaceX ndodhi vetëm një minutë para se të përfundonte numërimi mbrapsht mbrëmjen e së mërkurës.
Përmes një postimi në Twitter thuhet se nisja është shtyrë me 24 orë dhe pritet që nisja e saj të bëhet mbrëmjen e kësaj të enjtje.
“Po anulojmë nisjen e sotme të Falcon Heavy si pjesë e misionit Jupiter 3 për faktin se janë plotësuar kriteret për përçarje”, thuhet në mesazh.
Arsyet e shtyrjes së nisjes nuk janë specifikuar.