Një kamerë që gjurmon qiellin mbi Havi ka kapur një skenë shumë interesante.
Ndërsa regjistronte shiun vjetor të meteorëve Perseid, kamera e instaluar në Havai kapi edhe “karrocën”, apo paradën e satelitëve.
Një grup prej 15 pikash të ndritshme ka kaluar qiellin mbi Havai dhe besohet se janë satelitë nga Starlink e SpaceX.
Numri i satelitëve Starlink është vazhdimisht në rritje dhe deri në korrik të këtij viti në orbitë ishin 4519, nga të cilët 4487 janë në funksion, pohon astronomi Jonathan McDowell.
Këta satelitë u zhvilluan për të ofruar qasje në internet në vende të largëta. Një satelit Starlink ka një jetëgjatësi prej rreth pesë vjetësh dhe SpaceX shpreson që megakonstelacioni i tyre një ditë do të përbëhet nga 42,000 satelitë.
Sateliti aktual V2 Starlink peshon rreth 800 kilogramë, pothuajse tre herë më shumë se sateliti i gjeneratës së vjetër që peshon 260 kg.
Megjithatë, Starlink i shqetëson thellësisht astronomët, të cilët kanë frikë se objektet e ndritshme në orbita do të ndërhyjnë në vëzhgimet e tyre të hapësirës.
Gjithashtu, të pakënaqur janë ekspertët e sigurisë së fluturimeve në hapësirë, të cilët sot e shohin Starlink-un si rrezikun më të madh të një përplasjeje në orbitën e Tokës.
Për më tepër, disa shkencëtarë janë të shqetësuar se sasia e metalit që do të digjet në atmosferë kur çorbiton satelitët e vjetër mund të çojë në të vërtetë në ndryshime të paparashikueshme klimatike.