Astronautet e NASA-s humbën aksidentalisht kutinë e veglave gjatë një shëtitje jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor – dhe tani kutia që po lundron në hapësirë mund të jetë e dukshme nga Toka.
Jasmin Moghbeli dhe Loral O’Hara shpenzuan gjashtë orë e 42 minuta jashtë stacionit hapësinor për të kryer punë mirëmbajtjeje.
Por, çanta ‘fluturoi’ tutje në hapësirë dhe po ‘orbiton’ rreth Tokës, disa minuta përpara stacionit hapësinor.
Kutia me pajisje madje u kap në kamera nga kolegu i astronauteve Satoshi Furukawa që aksidentalisht e fotografoi atë derisa po shkrepte diçka tjetër.
NASA tha se veglat nuk ishin të nevojshme për pjesën tjetër të shëtitjes në hapësirë.
Last seen by @Astro_Satoshi while floating over Mount Fuji 🗻 the 'Orbital Police' can confirm that the lost EVA gear is being tracked 🫡 https://t.co/wz4MITmAfM pic.twitter.com/eksfu9fPFw
— Dr Meganne Christian (@astro_meganne) November 5, 2023
Çanta tani po klasifikohet si mbeturinë në hapësirë dhe pritet të ri-hyjë në orbitën e Tokës në muajt e ardhshëm, por sipas gjasave do të digjet derisa të depërtojë në orbitë.
EarthSky tha se disa njerëz duhet të jenë në gjendje ta shohin atë me vetëm një palë dylbi.