Ekipi i organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo”, përfshirë kryetarin Milaim Rushiti si dhe fotografin Euron Ilazi, është aksidentuar mbrëmë në “Rrugën e Kombit”.
Për pasojë, të dy ata morën lëndime të lehta, por një numër i konsiderueshëm i pajisjeve optike u dëmtuan.
Sipas organizatës, teleskopët që u dëmtuan ishin pjesë thelbësore në përhapjen dhe popullarizimin e shkencës së Astronomisë në Kosovë gjatë viteve të kaluara.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Rruga e Kombit” në Shqipëri.
Sipas organizatës, ata u goditën nga pas nga një mjet “që po lëvizte me shpejtësi të jashtëzakonshme”.