Arkeologët në Greqi kanë zbuluar mbetjet e një bodrumi vere 1600 vjet të vjetër, i cili thuhet se daton nga koha e Perandorisë Romake.
Mbetjet u gjetën në qytetin antik në Sikyonit, i cili ndodhet në bregun verior të Peloponezit, dhe me gjasë janë shkatërruar nga ndonjë tërmet apo katastrofë tjetër natyrore.
Brenda bodrumit arkeologët gjetën monedha të shpërndara, si dhe mbetje të tavolinave të mermerit, dhe enë prej bronzi, qelqi dhe qeramike, shkruan livescence.
“Fatkeqësisht, ne nuk kemi asnjë provë të drejtpërdrejtë për llojet e verës që mund të jenë shitur. Ne kemi disa prova të kokrrave të rrushit, por nuk jemi në gjendje të themi asgjë më specifike se kaq”, tha Scott Gallimore, profesor i asociuar i arkeologjisë në Universitetin Wilfrid Laurier të Kanadasë.
Këto detaje u vunë në dukje nga arkeologët në një punim gjatë takimit vjetor të Institutit Arkeologjik të Amerikës.
“Monedhat u gjetën të shpërndara në dysheme. Kjo duket se tregon se ato kanë qëndruar së bashku në një enë apo qese. Kur u shkatërrua bodrumi, duket se ena ka rënë në dysheme dhe monedhat janë shpërndarë”, shtoi Gallimore.
Bëhet e ditur se, shumica e monedhave të gjetura datojnë nga mbretërimi i Constancius II, nga viti 337 në 361.