Pas më shumë se një gjysmë shekulli, SHBA-ja do të zbarkojë një sondë në Hënë e cila u lansua të enjten nga Florida përmes raketës Falcon 9 të SpaceX.
Kjo është hera e parë që një kompani private amerikane çon në Hënë një sondë; SpaceX është në pronësi të Elon Muskut,.
Sonda u ndërtua nga kompania e hapësirës ajrore me bazë në Houston, Intuitive Machines.
Zbarkuesi hënor Nova-C me nofkën Odysseus u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Kepin Canaveral.
Lansimi i caktuar për të mërkurën u shty për 24 orë për shkak të temperaturave të parregullta të zbuluara në metanin e lëngshëm të përdorur në sistemin e shtytjes së sondës.
SpaceX tha se problemi u zgjidh më vonë.