NASA: Astronautët e bllokuar në stacionin hapësinor do të kthehen në Tokë në shkurt të 2025

Shkencë & Teknologji

NASA: Astronautët e bllokuar në stacionin hapësinor do të kthehen në Tokë në shkurt të 2025

Më: 25 gusht 2024 Në ora: 08:19
Dy astronautët do të kthehen në shkurt me një SpaceX Crew Dragon

NASA ka njoftuar se dy astronautët e bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) do të kthehen në Tokë në shkurt të 2025.

Pilotja Sunita “Suni” Williams dhe komandanti Barry “Butch” Wilmore “shpërthyen” nga anija e re kozmike e Boeing më 5 qershor dhe duhej të qëndronin në orbitë për tetë ditë pas ankorimit në ISS.

Megjithatë, problemet me sistemin shtytës të Starliner nënkuptojnë se kthimi i astronautëve të NASA-s në Tokë është vonuar vazhdimisht.

Ata tashmë janë atje për më shumë se dy muaj, shkruajnë mediat e huaja.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha në një konferencë për shtyp të shtunën, një kthim me njerëz i Starliner do të ishte shumë i rrezikshëm dhe se dy astronautët janë më të sigurt duke qëndruar në stacionin hapësinor.

Ndërsa administratori i asociuar Jim Free më pas shtoi: “Pasiguria në margjinat tona [teknologjike] është ajo që e shtyu vendimin tonë”.

Starliner tani do të zhbllokohet në fillim të shtatorit dhe do të përpiqet të kthehet me autopilot.

Dy astronautët do të kthehen në shkurt me një SpaceX Crew Dragon e cila do të nisë muajin e ardhshëm si pjesë e një misioni rutinë të rotacionit të astronautëve.

Kjo shënon një tjetër goditje për fluturimet hapësinore të Boeing pasi kompania fitoi një kontratë me NASA-n me vlerë më shumë se 4 miliardë dollarë një dekadë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat