Nasa ka lëshuar një alarm për një asteroid me madhësi stadiumi që do të afrohet afër Tokës sot, e martë 17 shtator.
Asteroidi 2024 (ON) ka një gjatësi prej 290 metrash, sipas Laboratorit Jet Propulsion të agjencisë amerikane të hapësirës.
Shkëmbi hapësinor ka kaluar për herë të fundit nga Toka në vitin 2013 dhe do të bëjë një tjetër afrim në vitin 2035, sipas të dhënave të NASA-s.
Ai po gjurmohet nga Projekti Virtual Telescope, i cili kapi asteroidin “potencialisht të rrezikshëm” më 9 shtator duke udhëtuar me rreth 40,000 kilometra në orë.
Duke arritur një distancë minimale që është 2.6 herë më e madhe se distanca mesatare hënore, 2024 ON nuk paraqet rrezik për Tokën në trajektoren e saj aktuale, megjithatë edhe një devijim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha.