Një stuhi e forte gjeomagnetike ka goditur Tokën gjatë orëvë të fundit. Maximumi i arritur ka qenë i forcës G4, intensitet mjaft i lartë sipas Agjensisë Amerikane të Atmosferës dhe Oqeanisë duke qenë se klasifikimi i tyre është nga G1-G5.
Stuhia vijon ende, por forca e saj është ulur në clasin G3. Eventi është shkaktuar nga një shpërthim në kurorën e Diellit, material në formën e plazmës që shpesh shoqërohet si fenomen me shkëlqim edhe më të lartë nga ylli jonë.
Kur ky material mbërrin Tokën, ndikon magnetosferën duke provokuar shkëputje të energjisë elektrike, problem në transmetimet radio, problem me satelitët dhe navigimet satelitore, gjithashtu shkakton edhe shumë aurora boreale në lartësi mjaft të ulëta, jo vetëm në veri të botës.
Një tjetër shkak në aktivitetin kaq intensivë të Diellit është edhe krijimi i një grope me drejtim nga Toka, që ndikon edhe më shumë në transmetimin e erës diellore dhe stuhive të forta gjeomagnetike që shkaktohen.