Një kometë tjetër i shtohet listës së objekteve ndriçuese në qiell në muajin Tetor. E zbuluar para disa ditësh dhe ende jo e zyrtarizuar, A11bP71 duket se do të japë spektakël në qiell, ndoshta me të njëjtin shkëlqim që ndriçoi LoveJoy në Krishtlindjen 2011.
Sikurse kjo e fundit, edhe kometa A11 i përket së njëjtës familje të kometave Kreutz, që kanë lindur nga fragmentimi i një komete mëmë rreth 1000 vjet më parë.
Këto pjesëza here pas here i afrohen Diellit, dhe ato që nuk digjen në afërsi të tij, ruajnë shkëlqimin dhe spektakël në qiejt e Tokës. Aktualisht ndodhet në yjësinë Idra dhe mund të dallohet vetëm nëpërmjet teleskopit, dhe që nga dita e zbulimit drita e saj po vjen në rritje. Parashikohet që gjithë Tetorin ajo do udhëtoje, deri në 28 të muajit kur mund të dallohet plotësisht e qartë në hemisferën veriore.
Përveç saj në muajin Tetor e Nëntor është në rrugëtimin e saj edhe kometa tjetër c/2023 A3 Tsuchinshan-Atlas, që në 9 Tetor do të duket sapo dielli të nisë të perëndojë.