Pamje përrallore! Toka “goditet” nga stuhia diellore, aurorat “pushtojnë” qiellin

Shkencë & Teknologji

Pamje përrallore! Toka “goditet” nga stuhia diellore, aurorat “pushtojnë” qiellin

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Aurora e shkaktuar nga stuhia diellore që “godi” Tokën kanë prekur shumë shtete, duke shkaktuar pamje mahnitëse, por edhe të frikshme në të njëjtën kohë.

Ditën e djeshme Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) lëshoi një paralajmërim për një stuhi gjeomagnetike ekstreme, që pritet të zgjasë për dy ditë, pasi Dielli ka lëshuar një valë të fuqishme të energjisë magnetike mëngjesin e të martës.

Kjo stuhi, që ka arritur nivelin 4, filloi të godasë Tokën dje dhe pritet të zgjasë deri të premten. Efektet e saj mund të shkaktojnë ndërprerje në sinjalet radiofonike, satelitore dhe GPS, si dhe mund të dëmtojë ose ndikojë në rrjetet e energjisë elektrike.

Një paralajmërim për stuhi të nivelit G4 është i rrallë, pasi është hera e dytë që NOAA e lëshon që prej vitit 2005.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat