Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani

Shkencë & Teknologji

Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Njihuni me MAiRA Pro S, dirigjenten robotike të gjeneratës së ardhshme që bëri debutimin e saj këtë fundjavë në Dresden të Gjermanisë.

Dy performancat e saj në qytetin gjerman lindor kanë për qëllim të tregojnë përparimet më të fundit, si dhe muzikën e shkruar në mënyrë për të shfrytëzuar teknologjinë e shekullit të 21-të.

Drejtori artistik i Sinfoniker të Dresdenit, Markus Rindt, tha se qëllimi nuk ishte “të zëvendësonte qeniet njerëzore”, por të performonte muzikë komplekse që dirigjentët njerëzorë do ta kishin të pamundur.

Sinfoniker, i njohur prej kohësh për inovacione dhe deklarata politike, po feston 25-vjetorin me Robotersinfonie në sallën Hellerau në një koncert të ndarë në dy pjesë – një që drejtohet nga njerëzit dhe tjetra nga robotët.

Për të realizuar një ëndërr prej dy dekadash, Rindt punoi me specialistë nga CeTI i Universitetit Teknik të Dresdenit, shkruan the Guardian.

Ai ndjek inovacionin bazuar në parimin se robotët dhe njerëzit mund të bashkëpunojnë dhe jo të konkurrojnë.

Rindt i mësoi MAiRA-s të dirigjonte si një njeri, duke shfaqur lëvizjet e krahut në mënyrë që ajo të mund t’i integronte dhe t’i adoptonte ato me një kompleksitet gjithnjë e në rritje gjatë dy viteve të zhvillimit të saj.

Çdo “krah” ka shtatë nyje, duke e lejuar atë të lëvizë dhe të shtrihet në të gjitha drejtimet.

Por, nëse ajo bëhet paksa shumë e zhurmshme, duke u përplasur me një ritëm, një mekanizëm sigurie fillon për ta parandaluar atë që të dëmtojë veten ose muzikantët.

MAiRA është ndoshta roboti më i avancuar teknikisht për të drejtuar muzikë, por ajo nuk është e para.

Në vitin 2008, një robot me një shkop dirigjoi Orkestrën Simfonike të Detroitit në një performancë të The Impossible Dream.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat