Shkretëtira e Saharasë njihet si një nga vendet më të thata në planetin tonë, por fotot e reja të bëra pasi u ekspozua ndaj sasisë më të madhe të shiut në dekada ishin “tronditëse dhe befasuese”.
Imazhet janë marrë nga Landsat 9 i NASA-s, një satelit vëzhgues i Tokës që dërgon rregullisht imazhe të planetit tonë.
Në foton e parë, këneta e kripës shihet më 12 gusht, para shiut. Fotografitë e fundit të 29 shtatorit tregojnë një liqen të madh, pasi uji mbushi liqenin e shkretëtirës.
“Liqeni ndodhet përgjatë vargmalit malor Ugarta dhe derdhet në Luginën Saura, një lumë që kalon (ndonjëherë i quajtur Wadi) nga juglindja”, tha NASA, sipas skynewsarabia.
Gazeta britanike “Daily Mail” raportoi se “mbushja e liqeneve në shkretëtirën e Saharasë është shumë e rrallë”.
Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, NASA thotë se mund të shohim përmbytje më të rregullta në pjesë të shkretëtirës së Saharasë.
“Çfarë do të ndodhë në Sahara është ende shumë e paqartë, por ne shpresojmë që me kalimin e kohës ne mund të zhvillojmë një kuptim më të mirë të së ardhmes së Saharasë duke studiuar këto ngjarje të mbushjes së liqenit”, tha Moshe Armon, pedagog i lartë në Universitetin Hebraik.
Dëshmitë gjeologjike dhe arkeologjike tregojnë se bimësia, ligatinat dhe madje edhe liqenet mbulonin zona të mëdha të shkretëtirës së Saharasë në të kaluarën.