Hulumtimi: Ana e largët e Hënës dikur kishte vullkane shpërthyese

Shkencë & Teknologji

Hulumtimi: Ana e largët e Hënës dikur kishte vullkane shpërthyese

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 08:02
Bëhet e ditur se rezultatet u publikuan në revistat Nature dhe Science.

Vullkanet kishin shpërthyer në anën e largët misterioze të Hënës miliarda vjet më parë, ashtu si në anën që ne mund të shohim, konfirmon hulumtimi i ri.

Studiuesit analizuan copa hënore të sjella nga anija Chang’e-6 e Kinës, anija e parë kozmike që u kthye me një ngarkesë gurësh nga ana e largët pak e eksploruar e satelitit.

Dy ekipe të veçanta gjetën fragmente të shkëmbinjve vullkanikë që ishin rreth 2.8 miliardë vjet të vjetër.

Një pjesë ishte edhe më e lashtë, që daton në 4.2 miliardë vjet, shkruan yahoonews.

“Për të marrë një mostër nga kjo zonë është me të vërtetë e rëndësishme sepse është një zonë për të cilën përndryshe nuk kemi të dhëna”, tha Christopher Hamilton, ekspert i vullkaneve planetare në Universitetin e Arizonës, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

Shkencëtarët e dinë se kishte vullkane aktive në anën e afërt, pjesa e parë nga Toka.

Por, studimet dhe të dhënat nga Orbiteri i Zbulimit Hënor të NASA-s, sugjerojnë se edhe ana e largët mund të ketë një të kaluar vullkanike.

Bëhet e ditur se rezultatet u publikuan në revistat Nature dhe Science.

Ndryshe, ana e largët e Hënës është e mbuluar nga kratere dhe ka më pak fusha të sheshta dhe të errëta.

“Pse dy gjysmat e satelitit janë kaq të ndryshme, mbetet një mister”, tha bashkëautori i studimit ,Qiu-Li Li.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat