Imazhet e NASA-s tregojnë një bazë bërthamore “të harruar” nën shtresën e akullit të Grenlandës

Shkencë & Teknologji

Imazhet e NASA-s tregojnë një bazë bërthamore “të harruar” nën shtresën e akullit të Grenlandës

Nga: H.R Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 12:24
Këtu shohim imazhin e radarit që zbuloi bazën Camp Century, 30 metra nën thellësinë e akullit në Grenlandë. Foto: NASA

Imazhet e reja të NASA-s kanë zbuluar bazën bërthamore të harruar të Camp Century nën shtresën e akullit në Grenlandën veriperëndimore.

Baza e ndërtuar në vitin 1959, ishte menduar si një vend sekret për lëshimin e raketave balistike kundër Bashkimit Sovjetik.

Shkrirja e akullit të Grenlandës tani si duket mund të zbulojë minerale të vlefshme, por edhe  të krijojë mosmarrëveshje për mjedisin mbi pastrimin e trashëgimisë së lënë pas, raporton Sky News.

- Ne po kërkonim në fundin e akullit dhe papritmas u shfaq Camp Century, thotë eksperti i NASA-s, Alex Gardner.

Gardner dhe kolegu Chad Greene fluturuan mbi Grenlandë në prill të këtij viti për të hartuar akullnajat dhe për të vlerësuar rritjen e ardhshme të nivelit të detit. Ata zbuluan bazën duke përdorur radarin, i cili zbuloi struktura që përputheshin me tunelet brenda bazës.

- Nuk e dinim se çfarë kishim gjetur, thotë Gardner.

Megjithëse ekzistenca e bazës dihet prej vitesh, NASA pretendon se harta e re tregon strukturat "në një mënyrë krejt tjetër, që nuk janë parë asnjëherë më parë".

Baza u braktis në vitin 1967, tetë vjet pasi u ndërtua.

Shtetet e Bashkuara  kishin vendos aty rreth 200,000 litra naftë dhe ujëra të zeza, për të cilat ishte  shkaktuar polemikë për mirëmbajtjen/pastrimin.

Grenlanda i ka kërkuar më parë Danimarkës, e cila zotëron vendin, wë të marrë përgjegjësinë, shkruan Sky News.

Ata argumentojnë se ishin danezët të cilët miratuan marrëveshjen në radhë të parë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat