Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi.
Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth 180 kilogramë dhe i gjatë 120 centimetra.
Shkencëtarët që ekzaminuan fosilin që u shfaq gjatë shkrirjes së akullit në qershor, konstatuan se ishte i një këlyshi mamuthi, që jetoi afërsisht 50 000 vjet më parë.
Mendohet se mamuthi ka qenë rreth një vjeç kur ka ngordhur, ndërsa është emërtuar Yana për shkak të pellgut të lumit ku u zbulua fosili.
Shkencëtarët rusë theksojnë se ky fosil ishte në mesin e shembujve më të ruajtur deri më tani.
Vetëm gjashtë zbulime të ngjashme janë gjetur në botë.