Kompanitë ruse kanë filluar të përdorin Bitcoin dhe asete të tjera digjitale në pagesat ndërkombëtare, tha ministri rus i Financave, Anton Siluanov.
Ai tha për mediat ruse se Bitcoin-at e minuar në Rusi mund të përdoren në procesin eksperimental për pagesat ndërkombëtare dhe pagesa të tilla kanë filluar.
Siluanov vuri në dukje se kjo metodë pagese duhet të zhvillohet dhe zgjerohet.
Ndërsa nuk ka kufizime për blerjen e kriptomonedhave në Rusi, përdorimi i tyre si një formë pagese brenda vendit është i ndaluar. Me dekretin e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin më 8 gusht, u legalizua përdorimi eksperimental i kriptomonedhave në pagesat ndërkombëtare dhe transaksionet Forex.