Një tjetër zbulim historik që vërteton ekzistencën e dinozaurve është bërë në jug të Anglisë. Në në guroren Dewars Farm, në Oxfordshire janë gjetur me qindra gjurmë dinozaurësh të cilat mendohet se datojnë rreth 166 milionë vite më parë.
Shkencëtarët nga Universitetet e Oksfordit dhe Birmingamit kanë identifikuar pesë shtigje të mëdha gjurmësh, njëra prej të cilave është mbi 150 metra e gjatë.
Katër nga rrugët i përkasin sauropodëve barngrënës gjigantë, ndoshta Cetiosaurus, dinosaurëve me qafë të gjatë që mund të arrinin 18 metra gjatësi, të afërm të Diplodocus-it të famshëm.
Një video është shpërndarë edhe në rrjet, ku duken shkencëtarët duke punuar mbi këtë zbulim.
Një tjetër gjurmë e zbuluar ka qenë ajo që i atribuohet Megalosaurus, një grabitqar mishngrënës 9 metra, me putra karakteristike me tre gishta dhe të pajisur me kthetra.