Italia bllokon qasjen në aplikacionin e AI-së "DeepSeek" për këtë arsye

Shkencë & Teknologji

Italia bllokon qasjen në aplikacionin e AI-së "DeepSeek" për këtë arsye

Më: 31 janar 2025 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave i Italisë (GPDP) bllokoi të enjten qasjen në aplikacionin e inteligjencës artificiale kineze (AI) DeepSeek për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve.

Ky institucion ka urdhëruar gjithashtu "Hangzhou DeepSeek Artificial Intelligence" dhe "Beijing DeepSeek Artificial Intelligence", kompanitë që qëndrojnë pas shërbimit "chatbot", të ndalojnë menjëherë aksesin në të dhënat e përdoruesve italianë, transmeton AA.

Vendimi vjen pas një vlerësimi të kompanive se cilat të dhëna personale mbledhin dhe cila është baza ligjore për mbledhjen.

"Urdhri i ndalimit, i marrë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve italianë, vjen pas komunikimit të marrë sot nga kompanitë, përmbajtja e të cilit u konstatua tërësisht e pamjaftueshme", tha autoriteti.

Përveç kufizimit të përpunimit të të dhënave, GPDP-ja ka nisur një hetim zyrtar ndaj "startup"-it kinez të teknologjisë DeepSeek.

Kjo masë pasqyron hetimin e GPDP-së të marsit 2023 ndaj "ChatGPT"-së të kompanisë me bazë në SHBA, OpenAI, e cila gjithashtu u përball me kufizime të përkohshme për shqetësime të ngjashme të privatësisë.

DeepSeek lançoi modelin e tij me kosto të ulët dhe me burim të hapur "DeepSeek-R1" më 20 janar. Modeli, i zhvilluar duke përdorur më pak çipa, sfidon dominimin perëndimor në fushën e inteligjencës artificiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat