Në sfidën e përditshme në fushën e inteligjencës artificiale që sheh emra të mëdhenj si OpenAI, por edhe DeepSeek kinez, Elon Musk shton një pjesë tjetër: ai lançon Grok 3, chatbot-in më të fundit nga kompania e tij xAI e themeluar në korrik 2023.
“Grok ka të bëjë me të kuptuarit e universit”, theksoi Musk gjatë prezantimit, duke e përshkruar Grok 3 si “të frikshëm dhe inteligjent”, me 10 herë burimet llogaritëse të paraardhësit të tij të lëshuar në gusht të vitit të kaluar.
”Softueri ishte trajnuar mbi të dhënat sintetike dhe përdor mekanizma vetë-korrigjues që shmangin gabimet, të njohura si halucinacione”, shton ai.
Prezantimi i softuerit të AI vjen ndërsa njeriu më i pasur në botë po përdor kompetencat e mëdha që i janë dhënë nga presidenti amerikan Donald Trump për të ristrukturuar dhe çmontuar agjencitë federale, raporton ANSA.
Grok 3 do të ”përplaset” gjithashtu me ChatGpt, duke vënë Musk kundër Sam Altman, një bashkëpunëtor i kthyer në rival ”të hidhur”.
Javën e kaluar, bordi i OpenAI hodhi poshtë një ofertë të udhëhequr nga Musk për të blerë kompaninë për gati 100 miliardë dollarë.